Sipas të dhënave të “StatCounter”, në tetor trafiku i gjeneruar nga pajisjet e lëvizshme ka kaluar atë të “klasikëve” Pc
Rritja e papërmbajtshme e ‘smartphon”-ëve dhe tablet-ave, zgjedhje tashmë e preferuar kur bëhet fjalë për të hyrë në internet, ka shënuar një tjetër moment historik. Sipas të dhënave të kompanisë “StatCounter”, në muajin tetor, trafiku i gjeneruar nga aparatet portabël, ka kaluar atë të kompjuterëve klasikë, një parakalim i ndodhur në një kohë shumë të shpejtë, duke parë që në vitin 2010, përdorimi i internetit nga “mobile” ishte vetëm 10%.
Ai që drejton hyrjen në ueb nga pajisjet mobile – tashmë me 51.3% kundër 48.7% të trafikut nga kompjuterët – kanë qenë sipas “StatCounter” tregjet në zhvillim nga India, ku 75% e hyrjes vjen përmes pajisjeve të lëvizshme. Të dhënat, shpjegon kompania, janë marrë duke analizuar më shumë se 15 miliardë faqe të vizituara çdo muaj më shumë se 2.5 milionë sajte interneti. “Këto të dhëna duhet të jenë një shkundje para së gjithash për ndërmarrjet e vogla dhe profesionistët, deri sa sajtet e tyre të jenë “mobile friendly”, – shpjegon Aodhan Cullen, administrator i deleguar i “StatCounter”. – Shumë sajte të vjetër nuk ekzistojnë më. Kush kërkon të bëjë tregti me vendet e zhvilluara të BE-së, si për shembull Britania e Madhe post-Brexit, duhet ta ketë parasysh”.
Në SHBA, raporti është 58% me 42%, ndërsa në Britaninë e madhe, 55.% me 44.4%. Në Itali largësia është akoma më shumë, me 64.3% të trafikut të gjeneruar nga ‘desktop’, kundrejt 30% nga ‘smartpfone’ dhe 5.7% nga tablet.
Parakalimi në trafikun e të dhënave nuk është një surprizë dhe nëse mendohen disa “shenja paralajmëruese” të fundit. Më shumë se një vit më parë, në prill 2015, “Google” ka zbuluar se kërkimi nga ‘mobile’ në dhjetë shtete, përfshirë SHBA-të dhe Japoninë, i kishte kaluar ato të pajisjeve tradicionalë. Në të njëjtin muaj, një tjetër studim i “ComScore”, kishte zbuluar se në SHBA, numri i përdoruesve që zgjidhte vetëm aparatet e lëvizshëm, kishte kaluar për herë të parë ata që përdornin vetëm kompjuterin dhe ‘lap top’-in.
Për të bërë koston e lëvizjes progresive, siç nënvizon edhe vetë Ceo i “StatCounter”, mund të jenë kompanitë që nuk përshtaten, të cilat janë më shumë nga sa mendohen. Sipas të dhënave të sajtit “Techcrunch” në 2015, nga 100 kompanitë e renditura nga “Fortune”, 203 e tyre kishin përparësi për të qenë “mobile friendly”.
E.A.
8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)