download (1)Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë “Ebu Beker” në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë grabitësit kanë marrë arkën e parave të xhamisë.


Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia pritet të marrë edhe pamjet filmike të kamerave të biznesit pranë xhamisë. Nuk dihet sa është shuma e vjedhur në xhami.


Policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.


8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)