
Mbahen sot në SHBA zgjedhjet për presidentin e ri të vendit. Për herë të parë amerikanët kanë mundësinë që në krye të shtetit të zgjedhin një femër. Ndërsa Donlad Trmp është i bindur që do të arrijë të fitojë.
Shtetet qe konsiderohen të domosdoshme për Donald Trump që të fitojë janë Karolina e Veriut, Arizona, Ohio, Iowa, por edhe Pensilvania dhe Michigani do të balanconin menjëherë situatën nëse ai humbet në njërën prej zonave të mësipërme.
Humbja në secilin prej shteteve të konsideruara si të domosdoshme për Trump, do të komplikonte tepër situatën për të. Ndërsa miliarderi njujorkez po mundohet të thyejë “muret blu” të Clinton, kjo e fundit pas mbylljes për së dyti të skandalit të emaileve të hapur nga FBI, duket se mori sërish stafetën.
Sipas sondazhit të “Fox News” Clinton kryeson rivalin politik me 4%, ndërsa sipas atij të BBC ajo qëndron para me 3 pikë. Asnjë nga sondazhet kryesore nuk i jep përparësi Trump megjithatë diferenca mbetet shumë e ngushtë.
Në një klip prej dy minutash , ish-sekretarja e Shtetit u kërkoi votuesve te jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.
8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)