sken-krimiFutet për të grabitur në një pikë karburanti, autori vret punonjësin 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Sarandë. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, shtetasin Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë. Hoxha për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.


Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000  të rinj. Sipas policisë, autori i vrasjes ka qenë i maskuar me skafandër në kokë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të krimit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Disa orë më vonë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes në Qafë Gjashtë, shtetasin me inicialet A.K., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili u shpall në kërkim. Dyshohet se ky shtetas është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe po punohet për kapjen e tij.


6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)