Policia e FieritPolicia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Gj. Xhaho, person i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit. Ky shtetas, në vitin 2012, kur mbante postin e nëndrejtorit të një banke të nivelit të dytë, përmes falsifikimit arriti të merrte rreth 1,3 mln euro.


Sipas policisë, 47-vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg


“Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, thuhet në njoftimin e policisë.


5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)