Ndalohet nga Policia e Rrogozhinës shtetasi F. B., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë. Shtetasi i lartpërmendur, u konstatua në rrugën dytësore të njësisë administrative Lekaj, duke transportuar rreth 8 m3 lëndë drusore.
Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit të transportit tip zetor, si dhe sasia prej 8 m3 lënde drusore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Kavajë për veprën penale të sipërcituar.
6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)