DASHI
Dashuria është në plan të pare për ju, por do të shpërqendroheni nga disa detyrime të tjera të rëndësishme. Mundohuni të kontrolloni ndjenjat tuaja në mënyrë që të keni sukses.
DEMI
Pritet të jetë një ditë e mbushur me aktivitet. Nëse jeni në punë, eprorët do të kërkojnë shumë nga ju, ndërsa nëse vazhdoni shkollën, atëherë do të mbingarkoheni me detyra.
BINJAKET
Jeni të pavendosur dhe kjo ju bën të dukeni shume keq në sytë e të tjerëve. Mundohuni të mos tregoni anën tuaj të dobët, sepse pikërisht këtë do të shfrytëzojnë njerëzit që nuk jua duan të mirën.
GAFORRJA
Keni nevojë të jeni i pavarur, ndaj dhe keni nisur të përfshiheni në debate të kota me njerëzit që ju rrethojnë. Nuk fitohet pavarësia me forcë, por duke dëshmuar pjekuri dhe duke fituar besimin e të dashurve tuaj.
LUANI
Ndiheni të vetmuar dhe kjo nuk ju bën aspak mirë sepse gjendja shpirtërore është shumë e rëndësishme për të qenë mirë edhe nga gjendja fizike.
VIRGJERESHA
Mos u kapni pas gjerave të kota dhe të pavlera. Jepuni më shumë rëndësi projekteve tuaja që kanë të bëjnë me shkollimin apo një specializim.
PESHORJA
Nëse merreni me aktivitet fizik, do të jeni në formë shumë të mirë. E rëndësishme është qe e keni kuptuar se mund ta keni tepruar me kilogramët e fituar. Në aspektin afektiv gjithçka do të jetë në rregull.
AKREPI
Sot është një ditë e re e mbushur me surpriza të bukura që do ju ngazëllejnë pa masë. Yjet do ju favorizojnë nëse do të bëni blerje. Do të merrni gjëra të bukura pa shpenzuar shumë para.
SHIGEJTARI
Kini besim se së shpejti do të krijoni një lidhje romantike shumë të fortë. Mjafton të bini në pesimizën dhe të kërkoni shumë nga vetja. Gjërat do të shkojnë për mbarë sot.
BRICJAPI
Tregoni kurajë në një çështje të rëndësishme që mund të ketë të bëjë me punën tuaj. Dikush po përpiqet t’ju nxjerrë jashtë loje, por ju nuk duhet ta lejoni që të ndodhë një gjë e tillë.
UJORI
Jeni i rrethuar nga dashuria e familjareve tuaj, por ju mungon prania e partneres. Se shpejti do të jeni pranë njeri-tjetrit dhe do të kaloni çaste shumë të bukura.
PESHQIT
Keni shume plane, por asgjë konkrete në sfond. Zgjohuni nga gjumi letargjik, dhe hyni në veprim të menjëhershëm sepse dikush po përpiqet t’ju dëmtojë, duke shfrytëzuar mungesën tuaj të vëmendjes.