policia-naten-620x330Policia ka marrë një njoftim nga një qytetar për të shtëna me armë në zonën e Kasharit. Menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë ku nuk u konstatuan gëzhoja. Policia thota se u shoqëruan pesë të rinj si të dyshuar me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë.


“Në numrin e emergjencave 112, është marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri, në Kashar. Menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet. Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar.


Shërbimet e policisë gjatë kësaj kohe në kuadër të verifikimit të vërtetësisë së telefonatës kanë ushtruar disa kontrolle në automjete dhe qytetarë. Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi ‘Shqiponja’,  kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim. Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas u lanë të lire”, njofton policia.


4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)