pranga 22Policia e Lushnjës ka ndaluar administratorin e një aktiviteti të lojërave të fatit Bingo me akuzën e “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të padeklaruara ne organet tatimore.


4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)