
Foto ilustruese
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kartëmonedha”, duke sekuestruar një kartëmonedhë 50 euroshe dhe ndaluar dy shtetas.
Klaus Sejdi, 34 vjeç, banues në Elbasan
Gentian Saliaj, 44 vjeç, banues në Elbasan
Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin me targa AA144KU në pronësi të shtetasit Klaus Sejdi dhe pagesën dyshohet ta kenë kryer me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro false.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Kartmonedhën 50 Euro False
Automjetin me targa AA 144 KU
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)