Vogëlushi 3-vjeçar Noah, djali i madh i Michael Buble është diagnostikuar me kancer. Këngëtari kanadez bëri me dije se i biri po trajtohet në një spital të SHBA, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen e tij.
Këngëtari 41-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato, 29-vjeçare janë martuar në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë.
“Jemi të pikëlluar pas diagnostikimit me kancer të djalit tonë të madh Noah, i cili do të vazhdojë trajtimin në Shtetet e Bashkuara.
Ne gjithmonë kemi folur për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do ia kushtojmë vëmendjen e plotë djalit tonë Noah që të përmirësohet. Tani për tani kemi ndalur të gjitha aktivitetet tona profesionale”, thuhet në një njoftim të çiftit.
4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)