Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet se përndiqte prej muajsh një 20-vjeçare.
Sipas policisë, presoni i arrestuar është shtetasi Ardit Cizmi 26 vjeç, banues në Sukth.
Mësohet se ai, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular shtetasen E.G. 20 vjeçe, po ashtu banuese në Sukth.
3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)