ItalianiAutoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një shtetas italian në Berat, pasi ai është kapur me një sasi heroine, kanabis , si dhe me armë zjarri pistoletë.


Policia e Beratit bën të ditur se personi i vënë në pranga është Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.


Policia ka ndaluar automjetin me targa AA755O në lagjen “11 Shkurti”, i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori dhe gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi materiali pluhur me ngjyre kafe të dyshuar si lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm.


3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)