policia-patrulla-rruge-tirane-619x356Një 26-vjeçar nga Pogradeci ka vjedhur me dhunë bashkëfshatarin dhe më pas e ka mbajtur atë të izoluar nën kërcënimin e armës. Mësohet se policia filloi procedimin penal si edhe shpalli në kërkim Fation Bonon, banues në fshatin Vërdovë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit.


Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.


Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”.


2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)