Një konflikt pronësie në fshatin Torovicë të Lezhës, që mund të përfundonte tragjikisht është parandaluar nga policia.
Mësohet se ndërhyrja e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar Agron Gjeka, 40 vjeç banues ne fshatin Torovicë Lezhë
“Ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L.B. 31 vjeç, banues në fshatin Torovicë Lezhë”, njofton policia.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.
2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)