Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i janë rikthyer takimit të përjavshëm me njëri-tjetrin. Dy aleatët e qeverisjes së majtë kanë biseduar në Kryesinë e Kuvendit për rreth dy orë dhe takimi i tyre vjen pas tre javësh, ku marrëdhëniet mes tyre thuajse kishin “ngrirë”.
Takimi vjen në kuadër të konsultimeve kokë më kokë që dy drejtuesit e koalicionit qeverisës zhvillojnë çdo të mërkurë në mëngjes por para së gjithash në prag të seancës plenare ditën e nesërme në Parlament. Sipas burimeve, një tjetër temë e bisedës mes Ramës e Metës ka qenë edhe pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut nga Gjykata Kushtetuese.
26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)