Tirana lexon. Kryeqyteti përgjatë dy ditëve përfshihet nga një maratonë leximesh


muciNjë libër është gjithnjë zgjedhja më e mirë. Nën këtë moto IDMC (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës përgjatë dy ditëve organizoi maratonën e leximeve “Tirana lexon”,ku u përfshinë jo vetëm adhurues të librit, por edhe emra të njohur të letrave në vend. Në një kohë kur flitet gjithnjë e më tepër për një krizë leximi, drejtoresha e IDMK-së Jonila Godole, merr këtë nismë e cila kërkon ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e leximit për të ardhmen e shoqërisë. “Nga viti në vit synojmë që “Tirana lexon” ta kthejmë në një ngjarje kulturore për kryeqytetin, duke u përqendruar jo vetëm te letërsia por edhe tek artet e tjera. Në edicionet e ardhshme do të kalojmë nga qendra në periferi, në mënyrë që të përfshijmë të gjithë lexuesit, pa dallim moshe dhe pa dallim shijesh letrare”,do të shprehej Godole në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti, ku ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.


muci1Kreu i Bashkisë së Tiranës iu bashkua një bisede të ngritur nga katër gazetarët Alfred Lela, Arta Marku, Alda Bardhyli dhe Ben Andoni mbi letërsisë best -seller, duke u shprehur se ajo cfarë është e rëndësishme më shumë se diskutime mbi cilësinë e një libri, është edukimi i leximit. Diskutimit mbi gjëndjen e mjerueshme të biblotekave të lagjeve Veliaj u shpreh se gradualisht do të hapen të gjitha bibliotekat e lagjeve dhe do të ketë një tjetër dimension të tyre. “Pas hapjes së disa bibliotekave, po rikonstruktojmë ndërkohë shumë të tjera. Këtë muaj hapim edhe Bibliotekën e Pezës, sepse libri ndryshon jetën e gjithsecilit”, tha ai. Kryebashkiaku ishte i pari që hapi serinë e leximeve që përgjatë dy ditëve do të pushtonin qytetin, duke lexuar një pjesë nga romani “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë. Arta Marku zgjodhi të lexonte pjesë nga ” Zjarret e vjeshtës” së shkrimtares Irene Nemirovskyt. “Proces njohjeje i thelbit të njeriut… nëpërmjet zbulimit të personazheve dhe mënyrës së funksionimit të tyre, sigurisht.Libri përfshin një hapësirë të gjerë kohore. Nis pak para luftës së parë botërore e mbaron në fund të luftës së dytë botërore.


muci3 E një hapësirë kaq e konsiderueshme nënkupton ngjeshje informacioni, ngjarjesh dhe personazhesh”, tha ajo. Ben Andoni zgjodhi pjesë nga libri i ri në shqip i shkrimtarit të njohur grek Niko Kazanzaqi, ndërsa Bardhyli, pjesë nga romani i ri i shkrimtarit Veton Surroi “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”. Alfred Lela zgjodhi poezi spanjolle nën përkthimin e Aurel Plasarit, një botim i dashur i tij. Departamenti i Letërsisë në Universitetin e Tiranës organizoi aktivitetin “Lexojmë Kasem Trebeshinën” nën drejtimin e Pedagoges dhe studiueses së autorit Anila Mullahi, dhe moderimin e Lili Sulës. Studentët e pranishëm kanë lexuar pjesë nga krijmtaria e Trebeshinës. Letërsia si vend kujtese ka përfshirë në një diskutim ku ishte e pranishme dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shkrimtarët Krenar Zejno, Ylljet Aliçka dhe Vera Bekteshi. “Shqetësimi im është fakti që jo vetëm lexohet pak libra, por ka një izolim të brezit të ri nga produktet e mirëfillta kulturore, këtu kam parasysh, teatrin, pikturën, muzikën, operan…muzetë”, tha Kumbaro. Hyrja e librit digjital ka zënë vend në këtë maratonë leximesh, përmes një diskutimi të moderuar nga gazetarët Beti Njuma dhe Agim Baci, të cilëve u është bashkuar dhe drejtuesi i webit. Bukinist.al Albert Gjoka. Nuk ka munguar dhe orët kushtuar Ditës Botërore të Përkthyesit, nën diskutimin e Diana Kastratit dhe Edmond Tupes. Leximeve i janë bashkuar dhe dy moderatorët e emisionit Wake Up në Top Channel, Eno Popi dhe Isli Islami. Shtëpia Botuese Saras u bë pjesë e “Tirana lexon” duke prezantuar tek lexuesit romanin më të ri me autor Mustafa Nanon. Përpara një audience të rinjsh Nano ka lexuar një pasazh nga libri, dhe i është bashkuar një bisedë mbi raportin e tij të hershëm me letërsinë, dhe shkrimin e këtij libri.