Policia e Tiranës ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi ditën e djeshme tentuan t’i vidhnin portofolin një efektivi policie civil, ku pas reagimit të tij, e godasin duke i shkaktuar dëmtime.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Alfons Loci, 29 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë
Këta shtetas rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamëz–Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin portofolin, duke e goditur me grushte punonjësin e policisë K.B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht:
Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu I Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë norvegjeze, i kanë marrë portofolin, ku në brendësi ka pasur një shumë monetare.
Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobusëve të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.
Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.
Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik.
23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)