Duket se ka një plan sekret për të eliminuar liderin koreanoverior Kim Jong Un në rast se niveli i kërcënimit bërthamor do të rritej. Trupa speciale të Seulit janë të gatshme për t’u futur në aksion nëse do të jetë e nevojshme, siç zbulon dhe ministri i Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Han Min-koo, sipas asaj që raporton televizioni amerikan CNN.
“Mund të përdorim raketa të me objektiv të saktë kundër armiqve, si dhe mund të eliminojmë liderin e Phenianit”, – ka thënë ai.
Në fillim të shtatorit, Koreja e Veriut ka vijuar me testin e saj të pestë bërthamor dhe deri më tani më i fuqishmi, duke shkelur rezolutat e panumërta të OKB-së dhe duke shkaktuar protesta nga ana e komunitetit ndërkombëtar si dhe dënimin e Këshillit të Sigurimit.
23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)