policiaNë zonën e plazhit tw Bunecit mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një konflikt midis një çifti shqiptarë dhe një çifti bashkëshortësh gjermanë. Në konflikt e sipër, çifti shqiptar  ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C. dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira.


Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman “Rulot”, tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të vendit.


Policia është vënë në ndjekje të çiftit shqiptar dhe ka bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë-Vlorë, pranë Orikumit.


L.S., 41 vjeç dhe D. N., 28 vjeç, janë shoqëruar drejt stacionit të policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.


19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)