Vazhdon rënia e kancelares Angela Merkel. Partia e saj, CDU paraqiti në Berlin performancën më të ulët zgjedhore që nga viti 1990. Ndërkohë, Alternativa kundër Emigrantëve do të hyjë në parlament për herë të parë.
Popullariteti i Merkel ka rënë që pas vendimit të saj për të lejuar që mbi 1milionë emigrantë të hyjnë në Gjermani. CDU ka fituar 17.6% të votave, rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin.
Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm. Merkel ka hequr dorë nga slogan i saj i fushatës “Ne mundemi t’ia dalim”. “Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë”, tha Merkel.
19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)