ilir-semundjeGjermania ka dëbuar një shqiptar, i cili kishte nevojë që të kryente një operacion që kushtonte 7500 euro.


Edhe pse ishte i sëmurë Ilir Shala është dëbuar nga Gjermania në Shqipëri, pasi vendi ynë është shpallur një vend i sigurt, shkruan “albinfo.ch”.


Ai tashmë së bashku me fëmijët e tij dhe gruan është kthyer. Ata ishin vendosur në Greven për Vitin e Ri më 2014 për një jetë më të mirë.


Por, kjo përpjekje dështoi, pasi Shqipëria llogaritet një vend i sigurt dhe kështu azili nuk i është miratuar. Ai qëndroi në Gjermani, pasi kishte probleme shëndetësore me eshtrat, ka lëvizshmëri të kufizuar.


Edhe mjekët gjermanë e kanë diagnostikuar me sëmundje, por operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro dhe ndërhyrja nuk u realizua.


19 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)