Një elektricist i OSHEE-së, ka mbetur në shtyllë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1, rruga “Koli Tupa”.
Shtetasi N.D, 45 vjeç, banues në Lezhë, gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Menjëherë u njoftuan shërbimet e policisë dhe ambulanca të cilët pasi e zbritën nga shtylla, e transportuan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)