baskiNjë sukses historik dhe që mund të shërbejë për të ardhmen. Shqipëria e mbyll aventurën në Grupin F të Eurobasket 2017 me fitoren 72-65 përballë Sllovakisë. Në sfidën e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kuqezinjtë regjistruan triumfin e vetëm të këtij edicioni, në një sfidë të vuajtur, ku pas dy periodave të para Shqipëria kryesonte 39-31.


Skuadra e drejtuar nga Konstadinidis ishte superiore në parket, edhe falë pikëve të amerikanit të natyralizuar, Broadus, autor i 17 pikëve, i mbështetur nga Hysenagolli, që 15 pikëve të realizuara i shtoi edhe 8 topa të rikuperuar nën tabelë.


Me një fitore në 6 ndeshje kuqezinjtë mbyllin aventurën europiane, me Kombëtaren e basketbollit që u kthye në aktivitet pas katër viteve mungesë. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë së basketbollit pas 7 viteve në arenën ndërkombëtare.


17 shtator 2016 (ggazeta-Shqip.com)