
Viktima Fabio Hila
Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për 17-vjeçarin Fabio Muçollari, i cili vrau me automatik bashkëmoshatarin e tij F.Hila.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës në Pogradec, pas një debati për motive të dobëta. Mësohet se në seancë ka qenë i pranishëm vetëm babai i vrasësit.
Një ditë më parë, nëna e djalit që mbeti i vrarë apeloi për drejtësi dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do të jetë ajo vetë që do të marr hak për të birin.
Përmes një statusi në Facebook, nëna e adoleshentit, që ishte edhe fëmija i saj i vetëm, shprehu gjithë dhimbjen dhe pikëllimin e pamasë për fatkeqësinë e madhe që i ndodhi familjes së saj.
16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)