14316937_1627043207626076_8585243851846570569_nUEFA ka zgjedhur sot drejtuesin e ri. Mësohet se ai është slloveni Alexander Ceferin. Ceferin u zgjodh me 42 vota pro duke mundur holandezin Van Praag.


I pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini. Platini, gjatë fjalimit të tij, ka dhënë një udhërrëfyes për të vijuar përpjekjet në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të futbollit në kontinentin e vjetër.


“Unë e dua futbollin. Që prej fëmijërisë sime e deri më sot nuk kam pasur kënaqësi tjetër më të madhe sesa të luaja futboll, të ndaja gëzimet, dhimbjet, sforcimet, por edhe humbjet me të gjithë. Madje edhe të mësoja prej tyre, e të arrija të fitoja. Futbolli është sporti më i bukur, më i thjeshti dhe më popullori në botë.


Ne kemi ndërmarrë së bashku përpjekjet për ta zhvilluar atë dhe për ta ruajtur nga çdo efekt shtesë apo derivat, që suksesi i tij planetar të mund të prodhonte. Nga sot, ju duhet të vazhdoni këtë sipërmarrje pa mua, ndaj dhe ju uroj një sukses të jashtëzakonshëm në ndjekjen e këtij misioni. Treni është në shinat e duhura, por udhëtimi është ende i gjatë dhe ka ende shumë gjëra për të bërë, sepse futbolli mbetet gjithsesi një lojë, pavarësisht abuzimeve të rënda që e kërcënojnë.


Kjo, sepse nuk mund të ekzistojë një futboll i kombeve të mëdha dhe një futboll i vendeve të vogla, një futboll i klubeve të mëdha dhe një mbledhje e përjavshme gjatë të dielave mes djemsh lagjeje. Ekziston vetëm një futboll, i cili nuk i përket as FIFA-s dhe as UEFA-s, por na përket të gjithëve ne”, deklaroi Platini.


14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)