SHBA-të kanë ngritur në fluturim disa avionë bombardues supersonik në gjendje për të transportuar armë bërthamore në qiejt e aleatit koreanojugor për të paralajmëruar Korenë e Veriut pas testit të saj të pestë nuklear.
Avionët bombardues B-1, të shoqëruar nga avionë të tjerë amerikanë dhe koreanojugorë, janë vërejtur nga një fotograf i agjencisë “Associated Press”, ndërsa kryenin manovra mbi bazën e Osanit, 120 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.
Pas fluturimit, bombarduesit, janë rikthyer në bazën e tyre në ishullin Guam, territor amerikan në oqeanin Paqësor, pa zbritur në Korenë e Jugut. Aksione të këtij lloji, janë të vazhdueshme në periudhën e fundit të shënuar nga tensione mes dy koreve. Seuli nuk zotëron armë bërthamore dhe mbështetet tek “bomba atomike” e SHBA si një mjet parandalues ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.
Ndërkohë që Pheniani pohon se armiqësia e SHBA është arsyeja pse vendi ka nevojë për të pajisur veten me një program bërthamor.
13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)