clinton1Nuk e mendoja se pneumonia ime “do të ishte një problem kaq i madh”. Kështu është shprehur kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, duke shpjeguar për CNN arsyen pse nuk zbuloi menjëherë për publikun diagnozën e sëmundjes.


“Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, – ka shkruar pastaj ajo në “Twitter”. – Ndihem mirë dhe do të jem gjithnjë mirë”. Sipas burimeve, edhe disa anëtarë të stafit duket se kanë të njëjtin problem në javët e fundit.


Në të vërtetë, Clinton ka shtuar se ndihet mirë që kur ka pasur shqetësimet e para në ceremoninë e 15-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit dhe se nuk i ka rënë të fikët. “Kisha një ndienjë marramendjeje dhe humba ekuilibrin për një minutë. Por e kalova menjëherë atë moment. Sapo munda të ulem dhe piva pak ujë, nisa ta rimarr veten”.


Më vonë, ish-Sekretarja e Shtetit, përmes “Facebook”-ut, ka siguruar mbështetësit e saj se “ndihet mirë dhe se ka përmirësim. Si çdo kush që ka qëndruar i sëmurë në shtëpi, mezi po pres të kthehem të punoj”.


Ndërkohë, revista “People” ka denoncuar disa raste të sëmundjes me pneumoni të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Clinton-it dhe shkruan se bëhet fjalë për të paktën 6 raste që në fund të muajit gusht. Pra, dy javë para se të diagnostikohej sëmundja e kandidates demokrate. Mes tyre përflitet se është edhe menaxheri i fushatës, Robby Mook.


13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)