Goditet një tjetër rast i “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” në Tepelenë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë sekuestruar 10.7 kg kanabis dhe prangosën shtetasin Xheron Alikaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot më datë shtator 2016, rreth orës 00.30 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”, me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstuar automjeti me targa AA 086 AK, me drejtues mjeti shtetasin e mësipërm, ku pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë ,në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa , me peshë totale 10.7 kg.
Materialet në ngarkim të shtetasit Xheron Alikaj i kaluan Prokurorisë Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.
12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)