auto_macedoniaearthquake-6c4f61473624602Një tjetër tërmet raportohet të jetë regjistruar në Shkup, në lagjen Novo Lisiçe. Dridhja është regjistruar në orën 20:55, me intensitet të vogël, ndërsa kjo ka shkaktuar sërish shqetësim tek qytetarët.


Ndërsa, mëngjesin e sotëm në orën 07:00 tërmeti ishte me intensitet 3.9 shkallë Rihterit. Gjithashtu dy tërmete tronditën dje vendin, ku njëri prej të cilëve ishte me magnitutë 5.1 ballë.


Deri tani nga spitali i Shkupit konfirmohet për 50 të plagosur. Raportohet edhe për dëme të mëdha materiale.


12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)