
Kandidatja demokrate për presidente Hillary Cllinton është diagnostikuar me pneumoni. Një ditë më parë, ajo humbi ndjenjat gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001. Pas kësaj, ajo kreu vizitat e nevojshme mjekësore dhe mjekët arritën në përfundimin se Clinton vuan nga pneumonia. Stafi i saj bëri me dije për mediat se ajo po trajtohet me antibiotik. Ndërsa mjekja e saj theksoi se Clinton po e merr veten mirë.
Mjekja personale i ka kërkuar kandidates republikane që të rishikojë axhendën dhe të marrë disa ditë pushime.
Mjekja personale Lisa Bardack tha: “Sekretarja Clinton ka kaluar një kollë alergjike. Të premten, gjatë kontrollit të radhës ajo u diagnostikua me pneumoni. Ajo po trajtohet me antibiotik dhe është këshilluar që të pushojë dhe rishikojë axhendën”.
Clinton njoftoi se ka anuluar udhëtimin që do zhvillonte sot në Kaliforni, ku do të mbante edhe një fjalim për ekonominë.
12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)