Hashash ne makinePunonjësit e policisë i bëjnë shenjë të riut që të ndalë makinë, ai arratiset duke vënë në rrezik edhe jetën e efektivëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” , Memaliaj.


Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 23:30 ,të mbrëmjes së djeshme, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë, 23-vjeçarit, A.T., 32 vjeç, banues në Tiranë që  të ndalonte, por shtetasi ai është larguar me mjetin tip “Mazda” ,me targa AA 002 LJ ,duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.


Menjëherë Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit por ky shtetas ka braktisur automjetin në lagjen nr 4 të qytetit Memaliaj. Pas kontrollit të ushtruar, në bagazh të këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10.3 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.


Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ,për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim të riun dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


11 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)