Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 5.100 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Treblovë dhe Oshtimë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, anës luginave.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegës me zjarr.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)