Policia e Fierit ka sekuestruar 66 kg lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në fshatrat Çerven dhe Pojan. Në fshatin Çerveni, në stanin e SH.L u gjetën 13 kg e 340 gram kanabis e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani.
Ndërsa në Pojan u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e Z.B 46 vjeç, 52 kg e 660 gram kanabis.
Gjithashtu në bahçen e tij u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike kanabis sativa. Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)