maturante protesteMaturantët do të zhvillojnë sot një protestë, pasi ata kundërshtojnë formulën e pranimit në universitete dhe reformën në arsim. Ata pretendojnë se maturantët me mesatare të lartë kanë mbetur jashtë, ndërsa të tjerët me mesatare të ulët kanë fituar të drejtën për në universitetet.


Maturantët kanë paralajmëruar sot në orën 10:00 një protestë para Kryeministrisë.   Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e cila ka sqaruar se lista përfundimtare vetëm për fazën e parë do të publikohet më datë 20 Shtator nga çdo universitet.


“Konkurrenca në fazën e parë është shumë e lartë pasi maturantët me rezultatet më të larta mund të jenë fitues deri edhe në 10 programe. Ndaj me zgjedhjen e vetëm një programi që një aplikant do të vendosë të ndjek, të 9-ta programet e tjera për të cilat është fitues, do të mbeten në dispozicion të raundit të dytë. Jeni të lutur të ndiqni me vëmendje udhëzimet nga universitetet”, njofton MAS.


7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)