Sot, pjesa më e madhe e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet e shiut pritet të sjellin dhe një rënie të menjëhershme të temperaturave.
Sipas sinoptikanëve, mëngjesi i së martës do të preket nga reshje të dendura në të gjithë territorin, kryesisht në Shkodër, Lezhë, kryeqyteti, por dhe në jug të vendit.
Në zonat malore temperaturat nuk do të kalojnë 15 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare maksimalja nuk do të kalojë 22 gradë.
Shiu dhe këto nivele temperaturash do të vijojnë deri ditën e enjte, ndërsa gjatë fundjavës reshjet do të ulin intensitetin dhe temperaturat do të rriten sërish.
6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)