aksident shiritNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.


Mjeti tip ‘Toyota’, me targa AA 876 OF, që drejtohej nga shtetasi Bako Telhaj, 24 vjeç, banues në Skrapar, ka aksidentuar rëndë shtetasin me iniciale K.B, 65 vjeç, banues në fshatin Grecalli të Fierit. I aksidentuari gjeti vdekjen në spital.


Është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


5 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)