Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në laboratorin e krimeve në Bruksel. Sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një akt kriminal, por jo terrorist.
Mediat belge raportojnë se një makinë çau rrethimin e godinës dhe disa të dyshuar vunë bombën pranë laboratorëve.
Një zëdhënës ka deklaruar se shpërthimi i fuqishëm nuk ka qenë aksidental. Rreth 30 zjarrfikës ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Institutin Kombëtar të Kriminalistikës, i cili ka pësuar dëme të mëdha.
Belgjika është në alarm pas sulmeve në mars në aeroportin dhe metronë e qytetit, ku mbetën të vdekur 32 persona. Këto sulme u morën përsipër nga Shteti Islamik ISIS.
29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)