Policia arreston një të mitur në Delvinë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”. Në pranga ka rënë 15-vjeçari R.D., banues në fshatin Kopacez, Delvinë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se adoleshenti duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ, në aksin rrugor Vergo-Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” , ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç). Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)