Të paktën 25 persona raportohet se janë vrarë nga sulmet turke ndaj kurdëve në Siri. Autoritetet ushtarake turke deklaruan se ata që mbetën të vrarë nga sulmet ajrore të ditës së sotme ishin ushtarë kurdë.
Mirëpo, një grup monitorimi bëri me dije për mediat e huaja se të paktën 35 civilë dhe 4 ushtarë janë vrarë nga sulmet turke po në këtë zonë. Nuk dihet ende nëse raportohet për të njëjtin sulm apo për një tjetër.
Sot bëhen pesë ditë nga nisja e sulmeve të Turqisë ndaj Shtetit Islamik ISIS dhe kurdëve brenda Sirisë. Sulmi vjen pas ngjarjes tragjike në një dasmë në Turqi, ku mbetën të vrarë 54 persona. Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se sulmet ndaj organizatave terroriste do të vazhdojnë deri në fund
28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)