_90950682_switchedDy burra në Kanada kanë mësuar pas 41 vitesh se ata ishin ndërruar në maternitet pas lindjes.


Leon Swanson dhe David Tait Jr e njohin njëri-tjetrin dhe jetojnë në të njëjtin qytet në Kanada, i cili përbëhet nga 5 mijë persona, të cilët janë kryesisht indigjenë. Ky është rasti Iidytë që zbulohet brenda një viti në spitalet kanadeze të familjeve indigjene.


David Tait dhe Leon Swanson janë ngatërruar në spitalin shtetëror në vitin 1975. Testi i ADN-së ka konfirmuar se ata janë dërguar në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe janë rritur nga prindër që nuk ishin të tyre.


Pas këtij rasti ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë së Kanadasë, i cili tha se ky gabim tregon për një nevojë urgjente për t’i siguruar të gjithë popullit indigjen një kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë.


_90950680_canadanorwayhouse28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)