amberAmber Rose ka bërë publike lidhjet e saj me Kanye West dhe Wiz Khalifa, por meshkujt e tjerë nuk janë më pjesë e kujtesës së saj. Ajo ka thënë se ka pasur aq shumë të dashur saqë ka humbur radhën e numërimit.


“Unë jam 32-vjeçe, kam pasur disa të dashur, kështu që nuk kam ndërmend t’i numëroj ata”, ka thënë ajo.


Ndërkohë në bisedë është përfshirë edhe reperi TY Dolla Sign, i cili është shprehur se për të nuk ka aspak rëndësi numri i të dashurve që një femër ka pasur.


28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)