Rud Gulit nuk gjen marrëveshjen me Kombëtaren Holandeze. Pas bisedimeve të zhvilluara, përfaqësues të Federatës së Futbollit në Amsterdam, njoftuan se palët nuk arritën dot të gjenin gjuhën e përbashkët. Gullit do të mbantë rolin e zëvendësit trajnerit në kombëtaren e tulipanëve.
Sipas asaj që ka deklaruar federata, shkak për mos arritjen e marrëveshjes ka qënë pretendimet e larta të ish-futbollistit të Milanit. Drejtori teknik i “tulipanëve”, Hans Van Breukelen u shpreh se Gulit kishte kërkuar që ti lejohej largimi në çdo moment nga Kombëtarja, në rast se në adresë të tij vinte një ofertë më e mirë. Deklaratës së Van Breukelen, i është përgjigjur menjëherë 53-vjecari, duke e mohuar këtë argument.
Rud Gulit u shpreh se i vetmi pretendim i tij ka qënë se dëshironte një kontratë ndyrshe nga ajo që kish patur Advokat dhe se nuk kishte pretenduar kurrë ti zinte vendin trajnerit aktual Danny Blind. Ky i fundit i kishte kërkuar pesonalisht Gullit të bëntë pjesë në stafin e tij, e tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë një tjetër asistent.
27 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)