burkaMbajtja e burkës nga gratë myslimane në Gjermani është rikthyer në një çështje mjaft të diskutueshme. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka bërë thirrje për një ndalim të pjesshëm të burkës, duke deklaruar se ndalimi i plotë është në shkelje të kushtetutës.


Ai deklaroi se burka nuk është e përshtatshme në një shoqëri të hapur si ajo e Gjermanisë dhe se kjo është thelbësore për kohezionin social. “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë fytyrën e tyre”, tha ai.


Ky propozim parashikon që nuk do të lejohet mbajtja e burkës në shkolla, universitete, kopshte, zyra publike ose kur janë duke ngarë makinën. Ai ka kërkuar miratimin e këtij propozimi nga parlamenti që të nisë zbatimi.


19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)