Partizani barazoi 1-1 me Ferncvarosin në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Champions League. Në pamje të parë një rezultat shumë i mirë, nëse merret në konsideratë emri dhe forca e kundërshtarit, por për atë që dhanë në fushë të kuqtë ndoshta meritonin më shumë.
Perla e Realdo Filit do të kishte tjetër vlerë nëse Partizani do të kishte shmangur golin e Bodes, në një moment pasigurie në fazën mbrojtëse.
Kualifikimi në fazën tjetër mbetet një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur, por jo i pamundur. Në ndeshjen e kthimit duhet një mrekulli dhe pak fat, për t’i parë të kuqtë në raundin e tretë të Championsit.
13 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)