
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka premtuar faljen e të gjithë gjobave ndaj biznesit të vogël nga sistemi elektronik e-tax në vlerën e 10 mijë lekëve për vonesë në dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Ministri tha se shumë shpejt do t’i propozohet Parlamentit që këto gjoba të falen.
Por kreu i Financave u bëri apel bizneseve që të zbatojnë ligjin pasi vendosja e gjobave nuk është e padrejtë. “Administrata tatimore ka shpjeguar se edhe pse janë të regjistruar në QKR, këto biznese duhet të dorëzonin formularin e deklarimit të punonjësve dhe në zyrat e taksave”.
Edhe pse nuk dihet se sa biznese janë gjobitur mendohet se sistemi ka vendosur rreth 30 mijë gjoba për mijëra biznese të vogla në shkallë vendi.
1 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)