Hillary Clinton arrives to speak during her California primary night rally held in Brooklyn. Clinton declared herself the Democratic Party nominee, saying she had made history as the first woman to lead a major party in a race for the White House. REUTERS/Lucas Jackson


Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton ka shpallur fitoren gjatë një takimi me mbështetësit e saj në New York. Clinton tha se ky është një moment historik, pasi për herë të parë një grua do të garojë për të qenë presidente e SHBA-së.


Hillary Clinton ka falenderuar të gjithë mbështetësit për ndihmën e dhënë në arritjen e një momenti historik për gratë.


“Falë jush ne kemi arritur një moment historik. Për herë të parë në historinë e vendit, një grua do të jetë kandidate e një partie të madhe dhe do të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton.


Zyrtarisht, emërimin si kandidate demokrate Clinton do ta marrë vetëm në kuvendin e partisë në muajin e ardhshëm në Filadelfia, edhe pse ka siguruar shumicën e 2.383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur Sandersin.


Clinton dhe Sanders ishin dje në një takim me presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ka përgëzuar Clinton për sigurimin e delegatëve të nevojshëm për t’u nominuar si presidente.


8 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)