Termet peciKryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi rezulton të jetë dënuar me vendim gjykate në vitin 2004, fakt të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.


Dënimi është marrë më 27 prill dhe ka marrë formë të prerë në 7 maj të 2004-ës. Akuza që prokuroria e Tepelenës ka ngritur ndaj tij, dhe për të cilën është shpallur fajtor, është ajo e “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”.


Dokumenti


Dokumenti 1


Bëhet fjalë për një automjet që Tërmet Peçi i ka shitur një personi tjetër në 3 korrik të 1999-ës, ku ka rezultuar se kryebashkiaku ka përdorur dokumente të falsifikuara për ligjërimin e makinës.


Në vendimin e gjykatës së Tepelenës thuhet se Peçi e ka pranuar akuzën dhe është dënuar me gjobë 150 lekë që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 100 mijë lekë të reja.


formulatri

Formulari i vetedeklarimit


7 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)