Milva IkonomiMinistrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi në fjalën e mbajtur të shtunën në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se bashkëpunimi rajonal është mjaft i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas Ekonomit, në 5 vitet e fundit Shqipëria shfaqet ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja në rajon.


“Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të rajonit nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim, pasi vetëm me përpjekjen e përbashkët rajoni do të mund të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Sektori elektro-energjetik është një ndër sektorët, që do të bënte që bashkëpunimi rajonal të ishte i suksesshëm.


Shqipëria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me vendet e rajonit. Shqipëria po kalon transformim të rëndësishëm, ku rritja ekonomike po merr hov, ndaj dhe qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë të gjitha masat dhe reformat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Gjendja ekonomike në vend është e stabilizuar. Në 5 vitet e fundit Shqipëria shfaqet ndër vendet me fluksin më të lartë të investimeve të huaja në rajon”, informoi ministrja Ekonomi.


28 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)