Ministri-i-Drejtesise-Ylli-Manjani-1Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur në lidhje me çështjen e “Panama Papers”. Ai bëri me dije se do të përgatitet një draft për kompanitë offshore, i cili i detyron ato që të deklarojnë pronarët dhe aksionet.


Manjani theksoi se janë të gatshëm që implementojnë ligjin gjerman. Sipas tij nevoja për transparence është e pashmangshme.


“Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë po shohin mundësinë që çdo kompani e huaj që investon në Shqipëri të deklarojë aksionerët. Do bashkëpunojmë edhe me autoritetet gjermane për këtë çështje.  Është shqetësues raporti i komisioneres për konkurrencën, e cila nuk ka pasur mundësi të investigonte. Unë po flas për mundësinë që çdo institucion të investigojë. Nuk është koha për të folur për privatësi për këtë çështje, por për të folur për transparencë”, tha Manjani.


Ministri shprehu mbështetjen e plotë për Prokurorinë dhe punën e nisur për hetimin e personave të përfshirë. “Prokuroria ka mbështetjen time të plotë”, tha ai.


6 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)